Polici vret me plumb në kokë të birin 15 vjeç

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 16:01
Polici vret me plumb në kokë të birin 15 vjeç

I biri 15-vjeçar i një polici nga Kalifornia Veriore e Shteteve të Bashkuara, i cili u qëllua aksidentalisht me plumb në kokë nga babai javën e kaluar, ka vdekur.

Adoleshenti u qëllua nga babai në shtëpinë e tij në distriktin Onslow rreth orës 16 e 30 minuta, më 27 dhjetor. Babai i të riut punon si polic në Departamentin e Policisë në Jacksonville, shkruan Independent.

Zyra e sherifit në distriktin Onslow konfirmoi të enjten se i riu ka vdekur. Adoleshenti kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në një qendër mjekësore, pastaj ishte dërguar në qendrën “Vidant Medical Center”, ku u shpall i vdekur.

Policia është duke e hetuar rastin dhe ka thënë se posa të përfundojnë hetimet, të dhënat do t’i dërgohen prokurorit Ernie Lee. Prokurori pastaj do të vendosë nëse do të ngrejë aktakuzë kundër policit, i cili më herët është dërguar në pezullim pas incidentit.

Ndryshe, së paku 670 persona në Karolinën Veriore kanë vdekur nga dhuna me armë në vitin 2020, ndërsa 511 kanë vdekur nga e njëjta arsye më 2019, sipas organizatës jofitimprurëse “Gun Violence Archie”.

(Kosova Sot Online)