Bahtiri i shpreh ngushëllime Kadri Veselit për humbjen e nënës

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 16:12
Bahtiri i shpreh ngushëllime Kadri Veselit për humbjen e nënës

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Bahtiri ka thënë se ka marr me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit.

 “Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, e cili ishte nëna e njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.  Pasi jam jashtë vendit dhe nuk mund të jem fizikisht prezent në varrimin e saj, përmes kësaj letre i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, e cili ishte nëna e njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Pasi jam jashtë vendit dhe nuk mund të jem fizikisht prezent në varrimin e saj, përmes kësaj letre i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes.

(Kosova Sot Online)