E fundit/ Shqyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 11:38
E fundit/ Shqyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD

Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

(Kosova Sot Online)