Rritje shqetësuese: 264 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 15:04
Rritje shqetësuese: 264 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, janë konfirmuar mbi 100 raste më shumë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 7 mijë e 100 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 10 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 251.

“Nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131. Në total numri i rasteve aktive është 1.251”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)