Mërgimtari mbërrin në Zvicër, e sheh se i janë vjedhur nga valixhja stoli ari dhe dy orë dore

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 09:23
Mërgimtari mbërrin në Zvicër, e sheh se i janë vjedhur nga valixhja stoli ari dhe dy orë dore

Një mërgimtar dyshohet se ka qenë cak i hajnave në Aeroportin “Adem Jashari”. Sipas vëllait të tij, kur mërgimtari ka arritur ne Zvicër e ka vërejtuar se i është vjedhur stoli ari dhe dy orë dore nga valixhja.

Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /ANP Adem Jashari 07.01.2022 – 18:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vëllai i tij kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore.  

(Kosova Sot Online)