Tërmeti që e dridhi edhe Kosovën, banorët në Greqi e kaluan natën në vetura e në rrugë

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 11:17
 Tërmeti që e dridhi edhe Kosovën, banorët në Greqi e kaluan natën në vetura e në rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilit u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës e Shqipërisë.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 km. Banorët janë tronditur së tepërmi nga lëkundjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.

Ata e kanë kaluar natën nëpër vetura dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika shtëpitë e banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen vetura të dëmtuara dhe mure të rrënuara.

(Kosova Sot Online)