Kadri Veseli arrin në Kosovë

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 13:06
Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Sipas burimeve të ‘Veriu’, Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare

(Kosova Sot Online)