“Vetëm për shpirtin e atij engjëlli…” Mes lotëve, nëna e 3-vjeçarit që vdiq në kopsht kërkon drejtësi

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 14:06
 “Vetëm për shpirtin e atij engjëlli…” Mes lotëve, nëna e 3-vjeçarit që vdiq në kopsht kërkon drejtësi

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier kërkojnë drejtësi para dyerve të prokurorisë.

Me lot në sy nëna e fëmijës 3 vjeç, Donalda Kodheli, daja i fëmijës Durim Kaja dhe gjyshi i janë drejtuar nëpërmjet medias prokurorisë së Fierit dhe kryeministrit të Shqipërisë për të vendosur drejtësi pas ngjarjes së ndodhur në 7 Janar në kopshtin privat në Fier, ku humbi jetën fëmija i tyre vetëm 3 vjeç.

“Mblidhuni me ne tani dhe hajde shkojmë tek kopshti ku ka qenë vendi. Dhe të shikoni që kopshti është hapur. Vetëm për shpirtin e atij engjëlli, ai duhet të kishte pak ndjenja, që mos ta hapte atë institucion… ai e ka hapur sot kopshtin… Unë nuk dua asgjë tjetër, dua vetëm të drejtën e djalit tim.”

Nëna e fëmijës është shprehur se ata kishin shkuar tek kopshti dhe kishin parë vendin e ngjarjes dhe se nuk janë të bindur, se sipas tyre, është e pamundur të mbytet një fëmijë nga një varëse që këputet lehtësisht.

“Ne dyshojë në versionin që ka shprehur hetimi pasi fillimisht mua me ka marë në telefon edukatorja dhe më ka thënë se fëmija është në spital dhe ka hyrë në sallën e operacionit, pa na sqaruar arsyen ndërkohë që mjeku në spital ka thënë se fëmija kishte shkuar në spital pa shenja jete. Në këtë situatë në kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen fajtorët”.

“Në dyshojmë”, ka thënë gjyshi, “se fëmija mund të ketë rënë nga shkallët apo ndonjë mundësi tjetër që i ka marrë jetën dhe për këtë kërkojmë hetim dhe zbardhjen e të vërtetës”.

“Nuk ka qenë aksidentale, ka qenë pakujdesi po… Zoti lart e di”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)