E mitura nga Istogu bëhet nënë, arrestohet babai i foshnjës

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 09:31
E mitura nga Istogu bëhet nënë, arrestohet babai i foshnjës

Një vajzë nën 16-vjeçare ka lindur foshnjën në spitalin rajonal të Pejës.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i cili ishte duke bashkëjetuar me të miturën.  

Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Istog 10.01.2022 – 22:00. Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës  viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeçe ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari mashkull kosoavr i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)