Ferizajasi e bleu veturën nga shtetasi i Suedisë, i doli e vjedhur

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 09:49
Ferizajasi e bleu veturën nga shtetasi i Suedisë, i doli e vjedhur

Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në polici se e ka blerë një veturë nga një shtetas i Suedisë, por pas verifikimit, është vërtetuar se vetura kërkohet nga autoritetet suedeze.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është në kërkim.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e  Suedisë si veturë e vjedhur. Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)