Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 11:13
Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në këtë seancë pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e provave në rastin e Nasim Haradinaj.

Seanca e fundit në këtë rast ishte mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Mbrojtja kishte thënë se provat të cilat do të paraqiten në emër të Haradinajt do të dëshmojnë që ai nuk ka bërë kërcënime kundër dëshmitarëve të mbrojtur apo viktimave.

Poashtu nga mbrojtja janë paraqitur edhe disa dëshmitarë që dëshmuan për pafajësinë e Gucatit dhe Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuan më 25 shtator 2020. Nga atëherë ata janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(Kosova Sot Online)