Anija ‘fantazmë’ me asnjë në bord gjendet duke lundruar në ujëra

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 18:54
Anija ‘fantazmë’ me asnjë në bord gjendet duke lundruar në ujëra

Një anije e braktisur është gjetur duke pluskuar pranë brigjeve të Tailandës, me asnjë anëtar ekuipazhi në bord.

Mjeti detar misterioz u pikas nga punonjës të impjanteve të naftës në Gjirin e Tailandës më 6 janar dhe nuk kishte brenda asnjë dokument identifikimi.

Çisterna 90 metra e gjatë mbante emrin ‘Jin Shui Yuan 2’ me shkronja kineze por origjina apo destinacioni i saj është ende i panjohur.

Pas zbulimit anija rrjedhimisht u fundos prej detit të ashpër dhe erërave të forta, para se marina tailandeze të përpiqej ta tërhiqte në breg, thanë autoritetet.

Zyrtarët shtonin se tani po punojnë për të ndaluar një rrjedhje nafte rreth një kilometër të gjerë që ka dalë prej saj e cila mund të përhapet në ishujt turistikë aty pranë.

Disa shenja detare janë vendosur në vendin e fundosjes së anijes dhe peshkatarëve u është kërkuar të bëjnë kujdes me mjetet e tyre.

Një lajmërim është lëshuar për zotëruesit e anijes për t’u paraqitur për shpëtimin e anijes, brenda 15 ditëve.

Kapiteni detar vendas Itthipat Gavinfuengfukul tha se pronarët e anijes duhet të paguajnë për të marrë rrënojën.

(Kosova Sot Online)