Pati kontakt me kryetarin e Prishtinës, Ramë Lahaj tregon se doli negativ në testin për COVID

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:10
Pati kontakt me kryetarin e Prishtinës, Ramë Lahaj tregon se doli negativ në testin për COVID

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka rezultuar negativ pas testit të bërë për COVID-19.

Ai është testuar pasi që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin u takua të hënën, është konfirmuar pozitiv me këtë virus.

Lahaj përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka treguar për rezultatin e testit, duke njoftuar fansat se ka rezultuar negativ.

(Kosova Sot Online)