Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 23:15
Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Image

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

(Kosova Sot Online)