Shtiu me revole dhe pushkë gjuetie në qendër të Mamushës për Vitin e Ri, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 11:33
Shtiu me revole dhe pushkë gjuetie në qendër të Mamushës për Vitin e Ri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka identifikuar një person që shtiu me revole dhe me pushkë gjuetie në qendër të komunës së Mamushës për Vitin e Ri.

Atij i është arrestuar një pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe një pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19.

Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Me datë 11 janar 2022, policia në Mamushë ka arritur të identifikoj të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu. Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me datë 11 janar 2022, policia në Mamushë ka arritur të identifikoj të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu.

Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri.

Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si:

Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe

Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19

Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986.

Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.

(Kosova Sot Online)