Policia jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë, ku u pa edhe Njësia Speciale

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 15:37
Policia jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë, ku u pa edhe Njësia Speciale

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi sot në Fushë Kosovë, ku mbeti i plagosur një person.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se për këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, Ahmeti ka thënë se hetuesit policor tasjmë kanë nisur një hetim.

 “Sot rreth orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.  Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)