Videoja e aksidentit bëhet virale, vetura “fluturon” në ajër pas përplasjes dhe “parkohet”

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 09:19
Videoja e aksidentit bëhet virale, vetura “fluturon” në ajër pas përplasjes dhe “parkohet”

Pamjet e një aksidenti në Kinë janë bërë tashmë virale dhe po bëjnë xhiron e mediave në botë. Shoferi humbi kontrollin dhe makina e tij u ngrit në ajër, kaloi mbi tre mjete të  parkuara dhe u ul në një vend të bosh mes dy të tjerëve.

Skena është regjistruar nga një kamera sigurie nga një dyqan lokal. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në një bulevard qendror në kryeqytetin kinez, Pekin.

Shoferi u plagos lehtë, por të paktën tre makina u shkatërruan dhe dy të tjera u dëmtuan rëndë. Makina u ul në atë mënyrë në parkingun e zbrazët, sa që imazhi përfundimtar nuk mund të tregonte se si ndodhi aksidenti. Policia dhe pronarët e makinave të dëmtuara iu desh të shikonin pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

(Kosova Sot Online)