Nuk u vaksinua kundër Covid-19, babai humbet kujdestarinë e djalit

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 13:28
Nuk u vaksinua kundër Covid-19, babai humbet kujdestarinë e djalit

Një baba një Quebec, Kanada ka humbur kujdestarinë e djalit të tij 12 vjeçar, pasi refuzoj të vaksinohej kundër Covid. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Quebec më 23 dhjetor.

Gjyqtari vendosi se për shkak të gjendjes aktuale shëndetësore “nuk ishte në të mirën e fëmijës të kishte kontakt me të atin, pasi ky i fundit nuk është vaksinuar, duke kundërshtuar kështu masat e vendosura nga qeveria”.

Babai kishte kërkuar fillimisht që periudha gjatë së cilës ai kishte kujdestarinë e djalit të tij të zgjatej deri në fund të periudhës festive. Por gjykatësi në vend të kësaj i hoqi të gjitha të drejtat prindërore deri në shkurt, nëse ai nuk vendos që të vaksinohet.

Gjithashtu, dy fëmijët e tjerë 7 muajsh e 4 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar jetojnë me të ëmën.  Quebec ka shënuar rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital gjatë javëve të fundit. Shumica dërrmuese e të rriturve (mbi 90%) janë të vaksinuar.

Qeveria e provincës frankofone ka vendosur të ashpërsojë masat ndaj të pavaksinuarve, duke vendosur një taksë shëndetësore për ta.

(Kosova Sot Online)