Vuçiq godet Gjokoviqin për mosmarrjen e vaksinës: Është e papërgjegjshme…

  • G.G /
  • 13 January 2022 - 13:57
Vuçiq godet Gjokoviqin për mosmarrjen e vaksinës: Është e papërgjegjshme…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për rastin e tenistit serb Novak Gjokoviq në Australi, gjatë një interviste në televizionin publik serb.

Ai tha se qeveria e tij e mbështeti Gjokoviqin me përgjegjësinë që ka dhe e cila është mbrojtja e qytetarëve serbë, por se mosmarrjen e vaksinës e konsideron papërgjegjshmër.

“Unë mendoj se nuk është e përgjegjshme të mos vaksinohesh, por unë s’jam personi që do t’i persekutoj ata që s’vaksionohen. Dhe kjo jo pse më nevojiten votat e tyre, qëndrimi im në këtë pikë është i qartë”.

Vuçiq tha se vaksinimi ka shpëtuar mijëra jetë në Serbi dhe se institucionet janë përgjegjëse për situatën e krijuar me shumë qytetarë të pavaksinuar.

“Kjo do të thotë se ne kemi lejuar që të gjitha këto teori konspirative të përhapen nëpër rrjetet sociale, dhe të imponojmë disa tema qesharake, rezultate qesharake”.

(Kosova Sot Online)