Një person shtien me armë zjarri në drejtim të policëve derisa ishte dikur ikur në Podujevë

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 20:59
Një person shtien me armë zjarri në drejtim të policëve derisa ishte dikur ikur në Podujevë

Katër persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarve.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë, në ikje e sipër.

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” ka thënë Ahmeti.


(Kosova Sot Online)