Konjufca thotë se reciprociteti është i gatshëm dhe do të vendoset brenda këtij mandati

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 21:08
Konjufca thotë se reciprociteti është i gatshëm dhe do të vendoset brenda këtij mandati

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se pse ende nuk është vendosur reciprociteti me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte thënë gjatë fushatës para zgjedhjeve se reciprociteti me Serbinë do të jetë ndër vendimet e para që do të marrë.

Ai madje kishte thënë se ajo ishte çështje javësh e jo muajsh. Mirëpo tani kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj prej fillimit të punës së qeverisë Kurti 2, ende nuk është vendosur për reciprocitetin.

 Konjufca thotë se vendimi për reciprocitet do të merret brenda këtij mandati.

“Nëse doni të ja fillojmë prej reciprociteti, atëherë unë mendoj se ai është 100% i mundshëm dhe i gatshëm dhe kryeministri e ka shpjeguar se reciprociteti do të bëhet gjatë këtij mandati dhe ai nuk është një mekanizëm ku merret vendimi aty për aty me një nënshkrim“, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)