Digjet një shtëpi në Deçan, lëndohen pronarja dhe dy policë

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 10:22
Digjet një shtëpi në Deçan, lëndohen pronarja dhe dy policë

Një grua nga Deçani ka lajmëruar policinë se shtëpia i është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit janë lënduar vetë pronarja e shtëpisë dhe dy zyrtarë policorë që kanë shkuar në vendngjarje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Beleg të Deçanit, pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Beleg, Deçan, 13.01.2022-17:23. Viktima femër kosovare ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e saj. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vet viktima dhe dy zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)