Aktorit kosovar i refuzohet viza zvicerane edhe pse ia mbajtën dy muaj pasaportën

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 18:00
Aktorit kosovar i refuzohet viza zvicerane edhe pse ia mbajtën dy muaj pasaportën

Aktori Muhamed Arifi tregoi se Ambasada e Zvicrës ia ka refuzuar vizën, pasi ia ka mbajtur për dy muaj pasaportën.

Ai tha se më 15 nëntor e ka dorëzuar atë dhe dje, më 13 janar, i është kthyer, derisa arsyeja, sipas tij, është banale.

“Kjo është e tmerrshme, më janë anulu mbi 15 data nëpër Evropë, që i kemi pasur me kontratë, të cilat i ka kërkuar ambasada, edhe diplomën e fakultetit ma kanë kërkuar, ua kam dërguar dhe ambasada ma anulon vizën,” u shpreh ai.

Tutje ai tha se është shumë i dëshpëruar dhe nuk do të aplikojë më kurrë për vizë në këtë ambasadë.

(Kosova Sot Online)