A do të bie nesër qeveria në Malin e Zi, flet Abazoviq

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 18:03
A do të bie nesër qeveria në Malin e Zi, flet Abazoviq

Nuk kam dyshim se nesër në mëngjes do të mësojmë nëse qeveria ka mbështetjen e Kuvendit apo jo, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai u tha gazetarëve në Ulqin se ka pasur bisedime jozyrtare me liderët e shumicës parlamentare, raporton rtcg.

“E gjitha varet nga ne, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund. Është detyrimi ynë, si njerëz që kryejmë funksione të përgjegjshme, të komunikojmë edhe kur nuk mund të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se ka diskutuar tema aktuale me kreun e SNP-së, Vladimir Jokoviq, si dhe me krerët e tjerë të partisë.

“Ne të gjithë po përpiqemi të japim një kontribut, nuk ka risi nëse dikush dëshiron të nxjerrë disa teori konspirative nga kjo”, vuri në dukje Abazoviq.

Në pyetjen për mbështetjen e shumicës për Qeverinë, politikani shqiptar se nuk po i ikë ndryshimeve demokratike.

“Përderisa nuk votohet kundër, do të thotë i ka votat. Unë nuk po i iki asnjë ndryshimi demokratik, nëse dikush më pyet nëse ju mendoni se do të ishte mirë që më në fund njerëzit të votojnë, mendoj se do të ishte një lehtësim i madh për qeverinë, nëse zëvendëskryeministri, ministrat e tjerë, nëse të gjithë kanë mbështetjen e parlamentit apo jo”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)