Nervozohen keq serbët pas mbishkrimit UÇK në Pasjan

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 19:34
Nervozohen keq serbët pas mbishkrimit UÇK në Pasjan

Institucionet serbe janë shprehur të indinjuar me një mbishkrim UÇK në fshatin Pasjan të Parteshit.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar komunikatë për vendosjen e mbishkrimit UÇK në Pasjan, duke e konsideruar këtë provokim nga ana e Kosovës.

“Në të njëjtën ditë kur kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, refuzoi ftesën e vendeve të QUINT-it dhe të Bashkimit Evropian për të mundësuar referendumin, një mbishkrim i UÇK-së u shfaq në një tabelë udhëzuese që të çonte në fshatin Pasjan, plot me serbë”, thuhet në reagimin e tyre.

Fotografia është publikuar nga mediet serbe, ndonëse nuk dihet se kur është shkruar mbishkrimi. 

(Kosova Sot Online)