“Më zure” – Papa e përgëzon gazetarin që e pa duke dalë nga një dyqan

  • S.A /
  • 15 January 2022 - 09:16
“Më zure” – Papa e përgëzon gazetarin që e pa duke dalë nga një dyqan

Papa Françesku e ka përgëzuar gazetarin që e pa atë duke i vizituar shokët e vjetër, të cilët kanë një dyqan të incizimeve muzikore në Romë këtë javë, duke u tallur se ishte fati i tij i keq që doli lajmi.

Vizita e mbrëmjes së të martës do të duhej të mbetej sekrete, por Javier Martinez-Brocal, gazetar i agjencisë “Rome Reports” ishte në atë zonë të Romës qendrore rastësisht. Ai e incizoi Papa Françeskun me telefon, e publikoi viden në Tëitter dhe pamjet u bënë shumë të popullarizuara.Në një letër dërguar gazetarit të enjten, Papa Françesku e përgëzoi atë për punën dhe e vajtoi fatin e vet të keq. “Nuk mund të mohohet se ishte një rast i fatit të keq, që pas marrjes së të gjitha masave, aty ishte një gazetar te vargu i taksive. Njeriu nuk duhet ta humbë sensin e humorit. Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë papën në vështirësi”, thuhet në letrën e Papa Françeskut.

“Ajo që më mungon më së shumti (që nga koha kur u bëra papë) është pamundësia për të ecur rrugëve, siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet më tej në letër, shkruan Reuters.

Pronarët e dyqanit më vonë thanë se ia dhanë papës një set të CD-ve me muzikë klasike. Dihet që Papa Françeskut i pëlqejnë Betoveni, Mozarti dhe Bachu, por edhe muzika tango nga atdheu i tij, Argjentina.

(Kosova Sot Online )