E paraburgosura në Ferizaj ua vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

  • E.K /
  • 15 janar 2022 - 09:37
 E paraburgosura në Ferizaj ua vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

Një grua që po mbahej në paraburgim në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli.

Policia ka bërë me dije se njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.

“Rr. Reçakut, Ferizaj 14.01.2022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)