Kundërshtimi i Referendumit serb për ndryshimin e kushtetutës duhet ta bashkon në një zë politikën kosovare!

Kundërshtimi i Referendumit serb për ndryshimin e kushtetutës duhet ta bashkon në një zë politikën kosovare!
Kundërshtimi i Referendumit serb për ndryshimin e kushtetutës duhet ta bashkon në një zë politikën kosovare!

Muhamet Kelmendi

  • 15 January 2022 - 09:18

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politike dhe diplomatike në Kosovë. S’ka rëndësi se kush udhëheq në emër të Kosovës në dialog, kundruall interesit jetik të shtetit. Z.Borel po tregon me qëndrime në emër të BE- së se është pro politikës serbe!

Së fundi z. Josep Boreli doli hapur në anën e shtetit serb. Ai shkruan se në Kosovë duhet lejuar referendumin e shtetit serb për ndryshimet kushtetuese në Serbi. Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të BE-së u bë në emër të BE-së. Z.Borel foli në emër të BE-së. Foli për shtetet që e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Pse nuk kundërshtohet nga BE? Pse shtetet që na kanë njohur e lejojnë këtë qëndrim të z.Borel? Janë këto çështje që për kohën e tashme nuk ka përgjigje, pavarësisht faktit se shumë shtete të BE-së e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe kanë marrëdhënie diplomatike.

Mirëpo, kjo tregon se BE është në krizë të rëndë. BE-ja nuk po funksionon si një mekanizëm unik. Duket se vetëm formalisht është Union. Shtetet e BE-së nuk e përkrahim qëndrimin e z.Borel. Sidomos ato shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës . Ato e përshëndetin Republikën e Kosovës brenda kufijve të vetë dhe mbi bazën e njohjes së shtetit edhe veprojnë në marrëdhënie bilaterale. Mirëpo, z.Borel, po e keqpërdorë BE-në . Po e shfrytëzon mos funksionalitetin, konfliktet dhe pandeminë, duke dalë në emër të BE-së, pa e marr pajtueshmërinë e shteteve anëtare që e kanë njohur Republikën.

Ndryshe njohja e shtetit të Kosovës nuk ka kuptim. Z.Borel, si më herët, kur mbrojti dhe kërkoi që Marrëveshja për Asociacionin serb në Kosovë, e anuluar nga Gjykata Kushtetuese në shumë pika, të zbatohet dhe të formohet Asociacioni brenda Kosovës, edhe tash tregoi me qëndrim se është kundër Republikës së Kosovës, duke kërkuar që Serbia të organizon referendumin serb në Kosovë.

Thjeshtë: Z.Borel e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë! Duhet thënë se shtetasit serb që jetojnë në Kosovë dhe kanë nënshtetësi të shtetit serb mundë të shprehin mendimet e veta me poste, duke shkuar në Serbi për votim apo në përfaqësinë e shtetit serb në Kosovë. Zyrtarisht dhe nga shteti i Kosovës nuk lejohet referendumi i një shteti tjetër në Republikë. Kjo vlen për çdo shtet. Është parim ndërkombëtar i njohur. Por, me këtë tregoi z.Borel se ose nuk e njeh fare shtetin e Kosovës ose ai është thjeshtë pro serb dhe se për atë shkak nuk kanë rëndësi vendimet e kushtetuses, as njohjet ndërkombëtare të shtetit dhe as vendimi i Gjykatës Evropiane për shtetin e pavarur dhe sovran. Për z. Borel s’ka rëndësi dhe as peshë se Gjermania, Anglia, Franca SHBA, e mbi 100 shtete, mbi 90% të BE-së, e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Për z.Borel çështja është mbrojtja e pikësynimeve hegjemoniste serbe në emër të BE-së. Kjo është e rrezikshme. Z.Borel e dinë faktin se referendumi serb në Kosovë, do të thotë një nënshtrimi Kosovës ndaj Serbisë. Ai gjithashtu e dinë se edhe Asociacioni serb në Kosove, krijon shtet të ri serb në Ballkan dhe se mu ai status shpie te luftërat e reja midis popujve. Por, kjo për z.Borel duket se nuk ka rëndësi!? Pse dhe si ky qëndrim? Vazhdimisht kështu po tregohet se BE është shkaktar i gjendjes së konflikteve aktuale në Ballkanin Perëndimor.

BE nuk duhet të lejoj z.Borell dhe z. Lajçak të shkatërrojë gjendjen në Ballkanin Perëndimor të ndërtuar me mund dhe me sakrifica të mëdha. Me qëndrimet e tilla nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, i çuditshëm është fakti pse shtetet e BE-së nuk reagojnë. Pse heshtë Berlini, Parisi, Viena, Roma, Vashingtoni e Londra! Pse! Në mbrojtjen e Republikës është populli i Kosovës i vendosur. Atë s’mund ta ndali askush. Vendosmëria është shumë e lartë dhe e pakufizuar.

Shqiptarët nuk kanë ku shkojnë. Tash nga Brukseli po vijnë vetëm konflikte. Brukseli po e performon ndikimin serb dhe me qëndrime po e përkrah politikën shoviniste të Beogradit. Kjo nuk krijon paqe. Politika e tillë e Brukselit i jep forcë Serbisë për agresivitet të theksuar, natyrisht jo vetëm politik, por edhe kriminal dhe ushtarak. Për BE-në është koha e fundit që ta rishikon politikën e vetë. BE duhet të largoj tandemin Borel-Lajçak nga pozitat e tilla ndërmjetësuese midis Kosovës dhe Serbisë, dhe të merr një qëndrim politik mbi bazën e shtetit sovran dhe të raporteve ndërshtetërore të parapara në parimet udhëheqëse të shteteve të lira.

Pa e njohur Republikën e Kosovës në dialog me Serbinë kurrë nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Këtu del edhe një fakt që dihet se pa Anglinë, pa SHBA-të dhe pa Gjermaninë nuk arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe shtetit serb. Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politike dhe diplomatik në Kosovë. S’ka rëndësi se kush udhëheq në emër të Kosovës në dialog, kundruall interesit jetik të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".