Ngjarje horror: E vrau dhe i hëngri trupin

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 10:20
Ngjarje horror: E vrau dhe i hëngri trupin

Stefan R, 42 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe fyerje të të vdekurit.

Për shkak të krimit të rëndë, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën pothuajse të pamundur lirimin e kanibalit me kusht.

Kryetari i trupit gjykues Matthias Sert tha se Stefan P . ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor”.

Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk është ndeshur kurrë me një rast të tillë”.

I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 shtator të 2020-ës.

(Kosova Sot Online)