Seanca e jashtëzakonshme fillon me një minutë heshtje për masakrën e Reçakut

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 14:32
Seanca e jashtëzakonshme fillon me një minutë heshtje për masakrën e Reçakut

Seanca e jashtëzakonshme filloi me një minutë heshtje për masakrën e Reçakut, raporton syri.net Kosova.

Kuvendi i Kosovës po mbanë këtë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me referendumin për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Seancën është thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që patën krerët e shtetit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, pritet të miratohet një rezolutë kundër organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)