Abbott: 45 civilët e pafajshëm të vrarë në Reçak ende s’kanë gjetur drejtësi, ne nuk do të harrojmë kurrë

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 14:50
 Abbott: 45 civilët e pafajshëm të vrarë në Reçak ende s’kanë gjetur drejtësi, ne nuk do të harrojmë kurrë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se 45 civilët e pafajshëm që u vranë në Reçak 23 vjet më parë s’kanë gjetur ende drejtësi.

Abbott ka shkruar se nuk do ta harrojnë kurrë masakrën e Reçakut.

“Mëngjesin e sotëm, iu bashkova ceremonisë përkujtimore për t’i nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt pa dallime dhe ata ende nuk e kanë gjetur drejtësinë. Kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)