Masakra e Reçakut: Viktima më e re 13 vjeç, më e vjetra 99 vjeç

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 16:02
 Masakra e Reçakut: Viktima më e re 13 vjeç, më e vjetra 99 vjeç

Kanë kaluar 23-vjet nga dita kur ka ndodhur masakra në fshatin Reçak të Shtimes e cila u krye nga forcat ushtarake dhe policore serbe, por për këtë rast nuk është dënuar drejtpërsëdrejti askush. 

Viktima më e re në moshë e Masakrës së Reçakut ishte vetëm 13 vjeç ndërkaq më i moshuari 99 vjeç.

Image

Foto: Kallxo.com

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë më 15 janar, 1999, ishte pjesë e aktakuzës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ndaj Sllobodan Millosheviqit, Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit. 

Gjykata i akuzonte këta persona për vrasjen e qindra civilëve shqiptarë në Kosovë, ndërsa në mënyrë specifike përmendej vrasja e së paku 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak.

(Kosova Sot Online)