Gruaja ther për vdekje partnerin para syve të ish-bashkëshortes

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 09:04
Gruaja ther për vdekje partnerin para syve të ish-bashkëshortes

Një krim i rëndë ka ndodhur në Bali të enjten e kaluar, pasi një grua 40-vjeçare goditi me thikë partnerin e saj 38-vjeçar para syve të ish-bashkëshortes së tij gjatë një telefonate me video.

Viktima me emër, Matt Harper dhe partnerja e tij Amy Pakpaha, me të cilën  kishte një lidhje që nga korriku i kaluar, kishin udhëtuar në Bali për pushime, sipas informacioneve të britanikes “Sun”.

38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në mënyrë tragjike teksa po fliste nëpërmjet një video-telefonate me ish-bashkëshorten dhe vajzën e saj që ndodheshin në Britani.

Pikërisht ky ka qenë momenti kur 40-vjeçarja i është afruar të “dashurit” të saj, për ta vrarë me thikë. Menjëherë më pas ajo ka telefonuar policinë duke pretenduar se burri  është goditur vetë me thikë.


(Kosova Sot Online)