Publikohet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 09:09
Publikohet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shëruar 160 qytetarë.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

“Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 3.837”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)