Vdes i riu nga Mitrovica Ermal Delija

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 10:11
Vdes i riu nga Mitrovica Ermal Delija

Ka vdekur i riu nga Mitrovica, Ermal Delija.

Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.


Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ai humbi jetën disa javë pas incidentit.


(Kosova Sot Online)