Gjinovci: Serbia bëhet horë përfundimisht me 3 prill 2022

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 10:13
Gjinovci: Serbia bëhet horë përfundimisht me 3 prill 2022

 Rron Gjinovci pohon se Serbia është bërë horë pasi Kosova nuk ia lejoi mbajtjen e referendumit.

Por, sipas tij, më 3 prill do të bëhet përfundimisht horë nëse Kosova nuk ia lejon mbajtjen e zgjedhjeve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është veç nxemje, Serbia bohët horë përfundimisht me 3 prill 2022, kur i ka zgjedhjet, nëse mbajtja e tyne nuk lejohet në Kosovë. Në fakt qitu është krejt poenta.

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës. Policia ka konfirmuar se tubimi i tyre ka përfunduar dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident.

(Kosova Sot Online)