Shtyhet varrimi i 26 vjeçarit Ermal Delija

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 11:52
Shtyhet varrimi i 26 vjeçarit Ermal Delija

I riu, Ermal Delija, i cili vdiq mbrëmë do të varroset nesër në Mitrovicë.

Familja i ka thënë  se varrimi i të ndjerit do të shtyhet për nesër pasi do t’i bëhet autopisa.

Familjarët kanë njoftuar se për kohën e varrimit do t’i informojë me kohë.

Kjo është bërë me kërkesë të policisë, që të zbulohen rrethanat e vdekjes.

Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.


(Kosova Sot Online)