Prizren/ Arrestohet 41 vjeçarja e cila kishte kërcënuar me vrasje burrin e saj

  • A.P /
  • 16 janar 2022 - 17:17
Prizren/ Arrestohet 41 vjeçarja e cila kishte kërcënuar me vrasje burrin e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se sot stacioni policor në Prizren-Veri, në rrugën “Lahuta e Malësisë” në Prizren, ka ndaluar një grua e cila dyshohet se kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj viktimës më të cilin ishte duke bashkëjetuar.

 Sipas policisë, rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik të vitit 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.

Nga policia thuhet se ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.

“Andaj sot, e dyshuara S.H e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore. Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

(Kosova Sot Online)