E mitura nga Klina e njofton babanë se është martuar

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 09:10
E mitura nga Klina e njofton babanë se është martuar

Një e mitur nga Klina ka njoftuar babanë se është martuar me një djalë po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.

“Klinë, 16.01.2022-15:00. Viktima femër kosovare, e moshës së mitur,  ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është  dërguar në shtëpi të sigurt”, ka bërë të ditur policia

(Kosova Sot Online)