Vjosa Osmani: Të përkulemi, Skënderbe

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 12:08
Vjosa Osmani: Të përkulemi, Skënderbe

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo tha se ai me përkushtimin e tij e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”.

Sot, 17 janar shënohet 554-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

(Kosova Sot Online)