Ancelotti pasi Reali e fitoi Superkupën: Tani koha për trofetë e tjerë

  • S.A /
  • 17 January 2022 - 12:03
Ancelotti pasi Reali e fitoi Superkupën: Tani koha për trofetë e tjerë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk dëshiron të humbë kohë duke e festuar triumfin e skuadrës së tij në Superkupën e Spanjës, duke iu bërë thirrje lojtarëve të vet të përqendrohen në garë për trofetë e mbetur këtë sezon. Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite.

Ancelotti dëshiron më shumë nga lojtarët e vet, pas fitimit të trofeut të parë në vitin 2022. Duke folur pas ndeshjes, trajneri italian i lartësoi lojtarët e vet: “Ky është ekip shumë i mirë dhe jam krenar që jam trajner i tij”.

“Tani do të vazhdojmë të garojmë në garat e tjera. Ndeshjen e radhës e kemi të enjten (në Kupën e Mbretit) e cila është e rëndësishme”, shtoi ai.Real Madridi është lider në La Liga dhe është në 1\8 e finales në Ligën e Kampionëve, po ashtu.

(Kosova Sot Online )