AAK i përgjigjet Rakiqit për reciprocitetin, ia përmend UÇK-në

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 12:26
AAK i përgjigjet Rakiqit për reciprocitetin, ia përmend UÇK-në

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, kërcënoi se Serbia do të aplikojë reciprocitet ndaj Kosovës, nëse nuk i lejon edhe zgjedhjet e 3 prillit 2022 në Kosovë.

Lidhur me këtë, shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se ‘nuk ka ministër serb e as kosovar që mund ta kërcënojë Kosovën’.

“Reciprociteti është send politik me të cilin nuk mundet me kërcënu një ministër. Është një pozicion i Rakiqit të cilin duhet ta trajtojë kryeministri. Nuk mund e kërcënon Kosovën asnjë ministër serb, asnjë ministër kosovar e as askush. Historia e këtij shteti është e lidhur me luftën e UÇK-së, sakrifica e madhe e deri te vendimet e mëdha që janë marrë”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)