Digjet një restorant në Klinë, shkaktohen dëme të mëdha

  • G.G /
  • 17 January 2022 - 12:36
Digjet një restorant në Klinë, shkaktohen dëme të mëdha

Mbrëmë rreth orës 23:20, një restorant në fshatin Volljakë të komunës së Klinës është përfshirë nga flakët.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Njësitet policore së bashku me zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes teksa kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa thuhet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

“Më datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se në fshatin Volljakë-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)