Shifra shqetësuese: Mbi 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 14:48
Shifra shqetësuese: Mbi 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  728 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi:

17 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)