Hyseni: Albin Kurti më ka thirrur dhe i kam shkuar menjëherë

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 22:00
Hyseni: Albin Kurti më ka thirrur dhe i kam shkuar menjëherë

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka treguar se ishte thirr nga kryeministri Albin Kurti.

“S’mund të më mohosh të drejtën time që unë me menduar që Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Është bindja ime”, thotë Hyseni.

“Unë do të dëshiroja të mos ishte ashtu”, shtoi Hyseni.

“Albin Kurti më ka ftuar. Jo Albini, por përmes zëdhënësit të tij, Besnik Bislimi, dhe unë i kam shkuar, me të parën për dallim nga ata që s’kanë ardhur kur i kam ftuar unë. Ata s’do të vinin as në Kuvend, madje as me i njoftuar se çka po ndodh”, tha Hyseni.

“Unë do të doja që të isha gabim. E kam bindje dhe e kam frikë të madhe. Kaq”, përfundoi Hyseni.

(Kosova Sot Online)