Driton Selmanaj: Kurti organizoi cirk për interesat e tij personale

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 22:38
Driton Selmanaj: Kurti organizoi cirk për interesat e tij personale

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është deklaruar edhe njëherë në lidhje me abstenimin e tij për të votuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Selmanaj ka thënë se në seancën e së shtunës ka parë një cirk, një skenar i përgatitur mirë dhe i organizuar mirë nga Kurti për interesa të tij personale.

“Unë kam abstenu, nuk kam votu kundër dhe qëndrimi im ka qenë edhe para ngjarjes që të vie në kuvend që detyrat kushtetuese i ka secili institucion dhe duhet ti zbatoj ato, pushtetet janë të ndamë në Kosovë, kushtetuta është e shkruar, dhe secili institucion duhet të zbatojë”, tha Selmanaj.

“Atë çfarë unë e kam parë në seancën e së shtunës, e kam parë një cirk, një skenarë i përgatitur mirë dhe i organizuar mirë nga Kurti për ti shërbyer krejtësisht atij, dhe interesave të tij personale. Detyrimet kushtetuese nuk ka rol të kuvendit që t’ia kujtoj askujt, ato duhet zbatohen, mandati kushtetues duhet zbatohet, nuk ka nevojë që kuvendi ta mbledh një seancë të jashtëzakonshme për të nxjerr një rezolute karakteri i se cilës është krejtësisht rekomandues, jo detyrues”.

Selmanaj ka thënë se e ka parë këtë seancë të panevojshme  dhe të padobishme.


(Kosova Sot Online)