Arrestohet burri nga Skenderaj që dyshohet se dhunoi një të mitur në dhjetor

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 09:19
Arrestohet burri nga Skenderaj që dyshohet se dhunoi një të mitur në dhjetor

Policia  ka arrestuar të hënën një person i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)