Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e çiftit në Bardhosh të Prishtinës

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 12:12
Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e çiftit në Bardhosh të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë personin e dytë që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës.

Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

I arrestuari dyshohet se pasditen e një dhjetori rreth orës 15:20, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët i ka plagosur.

Lidhur me këtë rast, Policia pati arrestuar edhe një person tjetër ditën kur ndodhi ngjarja.

“Fsh.Bardhosh,Prishtinë, 01.12.2021-15:20. Lidhur me rastin me datë 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)