Ky është numri i pasagjerëve që kishte autobusi me udhëtar nga Kosova i aksidentuar në Bullgari

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 14:09
Ky është numri i pasagjerëve që kishte autobusi me udhëtar nga Kosova i aksidentuar në Bullgari

Një autobus me udhëtarë nga Kosova mëngjesin e së martës është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit në Bullgari.

Autobusi me pasagjerë kosovar u aksidentua me një kamion të ndaluar, i cili po transportonte dru.

Sipas mediumit bullgar ‘Struma’ autobusi kishte 29 pasagjerë, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Kurse nuk raportohet për të lënduar tjetër nga ky aksident.

(Kosova Sot Online)