Deklarata e Tahirit: LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 21:54
Deklarata e Tahirit: LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se LDK po luan rolin e opozitës konstruktive në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri ka thënë se LDK po reformohet dhe se tani po bën rol konstruktiv në politikën e Kosovës duke u larguar nga e vjetra.

LDK mori pjesë në votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Analistët në studio thonë se LDK po tregohet si patericë e VV-së, e cila ka shumicën në Kuvend.

Megjithatë, Tahiri tha se LDK nuk luan rolin mbështetës asnjëherë ndaj asnjë qeverie.

“LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së, e s’do të jetë as i VV-së”, ka thënë Tahiri.

“Kur është në pyetje sovraniteti, ne do të përkrahim mbrojtjen e saj”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)